Këto janë dhjetë skuadrat më të vlefshme në futbollin botëror

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ekipet më të vlefshme në futbollin botëror janë zbuluar dhe Manchester City vazhdon ende të udhëheqë rrugën pavarësisht kthimit të Cristiano Ronaldos në Manchester United.

Ronado do të bëjë debutimin e tij të dytë për Djajtë e Kuq të shtunën pasdite kundër Neëcastle United.

Ardhja e tij e ka çuar Unitedin përpara Paris Saint-Germain në listën e skuadrave më të vlefshme, por ata ende janë pas rivalëve të hidhur të Cityt.

Observatori i Futbollit CIES ka zbuluar listën e 10 skuadrave më të vlefshme e cila udhëhiqet nga ekipi i Pep Guardiolas që aktualisht vlen 924.5 milionë funte apo rreth 1 miliard e 100 milionë euro.

Unitedi në vendin e dytë mund të vijë si një tronditje duke pasur parasysh afatin kalimtar të PSG-së i cili i pa ata të shtojnë emra si Lionel Messi, Sergio Ramos, Gini Wijnaldum, Achraf Hakimi dhe Gianluigi Donnarumma.

Ole Gunnar Solskjaer nënshkroi me Jadon Sancho dhe Raphael Varane këtë verë, si dhe Ronaldon nga Juventusi, shkruan Telegrafi.

Hendeku midis PSG dhe Real Madrid në vendin e katërt është i madh, duke pasur parasysh që nënshkrimet e vetme të Real Madridit këtë verë ishin David Alaba dhe Eduardo Camavinga.

Tetë nga dhjetë klubet janë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa Tottenham është në Ligën e Konferencës.

Arsenali është skuadra e vetme që nuk merr pjesë në asnjë garë evropiane këtë sezon.

Lista e 10 skuadrave më të vlefshme:

10.Tottenham Hotspur (553 milionë euro)

9.Barcelona (580 milionë euro)

8.Arsenal (633 milionë euro)

7.Juventus (660 milionë euro)

6.Liverpool (675 milionë euro)

5.Chelsea (784 milionë euro)

4.Real Madrid (791 milionë euro)

3.Paris Saint-Germain (943 milionë euro)

2.Manchester United (1.02 miliard euro)

1.Manchester City (1.1 miliard euro)

Të ngjashme