Këto janë fjalët e trajnerit të Baselit për Zhegrovën

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Baselit, Marcel Koller ka folur për Edon Zhegrovën duke deklaruar se ai është përshtatur menjëherë me ekipin. Baseli do të luajë sot ndaj St. Gallen, por tekniku nuk ka treguar nëse do ta aktivizojë atë për disa minuta.

“Edon Zhegrova është integruar mirë në ekip. Nuk kemi vendosur ende se a do të jetë ai i gatshëm për ndeshjen ndaj St. Gallen. Ne do t’i japim atij kohë të mjaftueshme”, ka thënë Koller.

Zhegrova u transferua në Basel nga Genku gjatë afatit kalimtar të janarit. Zhegrova u transferua në formë huazimi për një vit e gjysmë, teksa zviceranët kanë të drejtën e blerjes përfundimtare të Kosovarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme