Këto janë klubet kosovare që janë licencuar për garat evropiane

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 12:14 | Nga

Prishtina dhe Drita janë licencuar për garat evropiane që do të marrin pjesë këtë edicion.

Të dy klubet e kanë siguruar Evropën, ndërsa ka mbetur vetëm gara të caktohet dhe kjo mund të ndodh në xhiron e fundit, kur edhe takohen këto dy skuadra.

Prishtina dhe Drita nuk janë të vetmet.

Edhe klubet si Llapi, Gjilani dhe Trepca ’89 janë licencuar për garat evropiane.

Vëllznimi që është në finale të Kupës nuk ka arritur të licencohet.

Po ashtu as Feronikeli dhe Flamurtari nuk kanë arritur.

Për Dritën kjo është hera e parë që licencohet, ndërsa për Prishtinën e dyta, përcjell Gazeta Olle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme