Këto Kombëtare ‘rezervojnë biletën’ për Botëror, mungon Italia

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Teksa nuk kanë përfunduar ende disa ndeshje të “Play Off” në Evropë, 19 Kombëtare e kanë rezervuar biletën për të qenë pjesë e Botërorit të këtij viti, i cili do të mbahet në Katar.

Tashmë dihet se në Botërorin e këtij viti do të mungojë Kombëtarja italiani, ku pësoi dramën më të madhe të saj nga Maqedonia e Veriut, në Palermo të Italisë.

Veç Italisë, për të cilën pas vitit 2018 ky do të jetë Botërori i dytë pa të, po ashtu edhe Austria, Turqia dhe Republika Çeke i kanë dhënë “lamtumirën” këtij kompeticioni.

Ndërkaq, deri më tani 20 kombëtare e kanë bërë gati biletën për të qenë pjesë në “Katar 2022”, por duhet theksuar duhet të zhvillohen edhe përballjet Portugali-Maqedoni e Veriut dhe Poloni-Suedi, për të pasur një tabloid më të qartë të skuadrave.

Lista e Kombëtareve të kualifikuara deri më tani:

Katari, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Argjentina, Irani, Korea e Jugut, Japonia, Arabia Saudite, Ekuadori, Uruguaji dhe Kanadaja.

Të ngjashme