Këtyre tifozëve Messi iu kërkoi falje kur shënoi gol

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi nuk ka lënë klubi apo kundërshtari pa i shënuar gol.

Sa herë që ai ka realizuar, në 90% të rasteve kanë qenë gola spektakolar siç dinë t’i shënoj vetëm ai, por gjatë karrierës së tij ka pasur një rast të vetëm kur argjentinasi i famshëm nuk iu gëzua golit, por përkundrazi, ai kërkoi ndjesë, përcjell Korneri.net

Ishte ndeshja Barcelona-River Plate në vitin 2015, në finale e botërorit për klube. Messi pasi shënoi gol, e ngriti dorën lartë dhe kërkojë ndjesë apo falje për tifozët argjentinas.

Ai kështu e kishte komentuar këtë vendim të tij.

“Unë e di sa shumë punuan argjentinasit për të arritur deri në Japoni dhe të ndiqnin ekipin e tyre, me shumë përpjekje. Dhe, isha unë argjentinasi që shënova golin dhe shkatërrova gjendjen e tyre shpirtërore dhe entuziazmin. Unë nuk e di nëse ata e pranuan faljen, por unë me të vërtetë e pashë të nevojshme të kërkoja falje”, ishte shprehur Messi në atë kohë.

Të ngjashme