KF Shkupi – KF Llapi, nga nesër biletat dalin në shitje

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë kur fituesi i Kupës së Kosovës në futboll KF Llapi do të debutoj në garat evropiane.

Llapjanët do të jenë mysafir të skuadrës shqiptare, KF Shkupi.

E janë pikërisht shkupjanët ata që tashmë kanë bërë të ditur se që nga nesër do të hedhin në treg biletat e ndeshjes së Ligës së Konferencës.

“Në stadiumin Arena “Todor Proeski” do të përballemi me ekipin kosovar, KF Llapi dhe ju informojmë që nga nesër, biletat e ndeshjes do të jenë në shitje. Nga ora 17.00 deri në ora 20.00, biletat mund ti gjeni tek Agjencioni BEST TRAVEL në Çarshi të Shkupit. Çmimi I biletave do të jetë 200 denarë”, bëhet e ditur në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme