KFOR-i mbështet ekipin junior të KB “Trepça”

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Njëzet e katër topa profesional basketbolli dhe dyzet e tetë sete të përbëra nga bluza, fanella dhe pantallona u dhuruan nga KFOR-i për Klubin e Basketbollit “Trepça”, në Mitrovicën e Jugut.

Misioni i klubit është të bashkojë fëmijë dhe grupe të të rinjve me etni të ndryshme të Kosovës për t’u shoqëruar përmes ushtrimeve dhe garave në basketboll. Basketbolli është një nga sportet  më të popullarizuara në Kosovë dhe programet e KB “Trepçës” përfshijnë 2,000 vajza dhe djem të moshës prej 10 deri në 18 vjeç. KFOR-i do të kontribuojë në aktivitetet e klubit, të cilat gjithashtu përfshijnë kurse specifike për të rinjtë që i përkasin komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian që jetojnë në rajon.

“KFOR-i është i angazhuar për të nxitur bashkëjetesën ndëretnike dhe në nismat e tij, ai ka përfshirë donacionin që ndihmojnë institucionet dhe organizatat vendore,” tha koloneli i ushtrisë amerikane Noel Hoback, zv / komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje.

Projekti u financua nga NATO dhe u zbatua nga dega e KFOR-it për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, në bashkëpunim të ngushtë me Komandën Rajonale të udhëhequr nga SH.B.A.

“Ne i jemi shumë mirënjohës KFOR-it. Misioni ynë është që, përmes programeve trajnuese të basketbollit, seancave, stërvitjeve pë kondicion dhe garave, të angazhojmë fëmijë dhe grupe të të rinjve me etni të ndryshme. Këto aktivitete lejojnë gjeneratat e reja të stërvisin, socializohen dhe zhvillojnë aftësi që do të jenë të dobishme gjatë gjithë jetës së tyre. Donacioni i KFOR-it do të na afrojë me qëllimin tonë”, tha Naim Hajrizi, drejtori i Klubit të Basketbollit “Trepça”.

Dorëzimi u bë në Sallën e Sportit në Mitrovicën Jugore, ku përfaqësuesi i KFOR-it u dhuroi 24 vajzave dhe 24 djemve nga një set, ndërsa morën masa parandaluese kundër COVID19.

Ngjarja u përmbyllë me një turne tre kundër tre, e cila përfshiu edhe pajisjet e reja.

“Për shkak të COVID19 unë duhej të stërvisja në natyrë dhe mezor po e pres sezonin e rregullt, i cili do të përfitojë nga donacioni i KFOR-it,” tha Melisa, lojtare juniore e KB “Trepça”, e cila luan në ligën e femrave.

Të ngjashme