Khabib: Ramazani është gjithçka për mua

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Khabib Nurmagomedovi nuk lufton në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe ai i ka treguar edhe arsyjet e këtij vendimi.Përderisa disa luftëtarë të MMA nuk i ndal as muaji i Ramazanit, kjo nuk qëndron edhe për Khabibin, që Ramazanin dhe fenë i vë mbi të gjitha.

Nurmagomedov, kampioni i UFC në peshën lightweight ka refuzuar meçe që zhvillohen në muajin e shenjtë të Ramazanit, pasi që ato do të ndikonin në agjërimin e tij.Në vitin 2014, ai kishte refuzuar një luftë me Donald Cerronen dhe më pas zgjodhi të braktiste eventin ‘UFC’ 200 për të njëjtën arsye.

Kur u pyet në lidhje me arsyetimin para këtij vendimi, Khabib bëri prioritetet e tij të qarta.“Ramazani është në një nivel tjetër. Kjo do të thotë gjithçka për mua. Nuk mund të luftoj në muajin e Ramazanit”, ka thënë ai.

Këto vendime të Khabibit ngritën debate mes fansave të cilët filluan të kenë dyshime se a duhet një luftëtar të jetë në gjendje që të marrë vetë vendimet se kur ai/ajo duhet të luftojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme