Khedirës nuk i pëlqen si ia kanë bërë flokët në FIFA 18

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 17:41 | Nga

Sami Khedira është ankuar se si e kanë paraqitur në videolojën FIFA 2018.

Shumica e lojtarëve si Dele Alli dhe Michy Batshuayi, janë dëshpëruar nga ajo se si EA Sports ka vlerësuar aftësitë e tyre, dhe insistojnë që rangimi i tyre duhet përmirësuar.

Por, problemi te Khedira më shumë ka të bëjë me pamjen e tij, të portretizuar në këtë lojë.

Ai i shkroi në Twitter kompanisë EA Sports:

“Më vjen mirë që ju pëlqejnë flokët e mia të gjata…por po i mbaj flokët e shkurta tash e dy vjet” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme