Kiana Kryeziu debuton të hënën në Lojërat Olimpike Dimërore

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Kiana Kryeziu do të debutojë të hënën në Lojërat Olimpike Dimërore, “Pekin 2022”.

Kryeziu përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, dhe ajo është gati të bëjë debutimin e saj këtë të hëne.

Kiana nuk mund të paraqitej në ceremoninë hapëse të LOD, pasi kishte kontaktuar me një të infektuar me COVID-19.

Megjithatë, ajo sot është stërvitur në disiplinën e sllallomit të madh, në qendrën skitare në Yanqing.

Stërvitjet e saja ajo i bëri së bashku me ekipin përfaqësues të Bullgarisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme