Kick boksierët kosovarë fitojnë tri medalje në Turqi, kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 14:58 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Kick Box-it e Kosovës ka organizuar konferencë për medie në lidhje me pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Antalia të Turqisë, javën e kaluar.

Në këtë turne kanë garuar pesë kick boksierët të Kosovës, ndërsa tre prej tyre kanë arritur të fitojnë medalje, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e 38 shteteve garuese dhe 2500 pjesëmarrësve nga vende të botës të ndryshme të botës, Valdrin Ibishi është stolisur me medaljen e artë, Gëzim Bajrami me të argjendtën, ndërsa medaljen e bronztë e ka fituar Shpetim Kameri.

Kryetari i Federatës së Kick Box-it, Fatmir Makolli, tha se në këtë turne kanë pasur konkurrencë të madhe, por sipas tij sporistët tanë kanë qenë më atraktivët.

Ai shtoi se kushtet jo të mira ia kanë pamundësuar Kosovës pjesëmarrjen me më shumë garues.

“Qëllimi i konferencës është pjesëmarrja jonë në “Turkish Open” ku përfsqesuësja jonë ka marrë pjesë me pesë garues. Në turne kanë marrë pjesë 38 shtete dhe 2500 pjesëmarrës. Ka qenë konkurrencë e madhe, dhe ne jemi dal faqe bardhë. Sportistët tanë kanë qenë më atraktivët, nëse do të kishim pasur kushte më të mira do të kishim marrë pjesë me më shumë garues”.

Makolli ka shtuar se në turne ka qenë dashur të merrte pjesë edhe një gjyqtar nga Kosova, por në mungesë të mjeteve financiare kjo ka qenë e pamundur. Ai është shprehur optimist se sivjet do të sjellin edhe medalje tjera.

“Në këtë turne ka qenë mirë me qenë edhe një gjyqtar nga Kosova por s’kemi pasur mjete. Kemi qenë tri herë pjesëmarrës në këtë turne. Ne të ardhmen do te punojmë edhe më shumë, këtë vit presim që të sjellim edhe medalje tjera ndërkombëtare”.

Selektori i përfaqësues së Kosovës, Lutfi Menxhiqi, tha se të fitosh tre medalje në këtë turne është sukses i jashtëzakonshëm. Ai ka kërkuar më shumë mbështetje nga institucionet shtetërore.

“Jam shumë i kënaqur me sukseset e arritura. Është sukses shumë i madh që pesë garues të përfaqësojnë shtetin dhe të kthehen me tri medalje është sukses i jashtëzakonshëm. Debutmi i parë i Shpetim Kamerit ka qenë befasues, për herë të parë ka prezantuar shtetin. Nga ana politike s’kam çka të flas, na duhet më shumë përkrahje. Presim suskesin edhe të vajzave”.

Fituesi i medaljes e së artë, Valdrin Ibishi, tha se nuk ka qenë i lehtë ky sukses, por sipas tij, sporti do kërkon sakrificë.

Ai tha se kjo është hera e dytë radhazi që shpërblehet me medalje në këtë turne ndërkombëtar.

“Për mua është hera e dytë që marrë pjesë në këtë turnë dje hera e dytë që fitoj me radhë. Nuk është e lehtë por sporti do sakrificë. Jam me fat që kam trajneeë të tillë”.

Të ngjashme