Kiev, huliganët sulmojnë tifozët e Liverpoolit, dy me plagë të rënda (VIDEO)

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 14:44 | Nga

Shkaktohen trazirat e para në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në prag të finales së Champions League mes Realit dhe Liverpoolit. Raportohet se një grup huliganësh vendas kanë sulmuar papritur dhe pa asnjë shkak disa fansa të Liverpoolit në një restorant në qendër të qytetit. Agresorët, që ishin rreth 20 persona, të gjithë me maska në kokë, kanë sulmuar me karrige dhe tavolina, duke plagosur disa ultras të Liverpoolit, që kishin udhëtuar që të enjten drejt Ukrainës. Mësohet se janë arrestuar dy huliganë ukrainas dhe një mbështetës i të kuqve. Tifozët anglezë kanë qenë të detyruar të fshihen në ambientet e brendshme të restorantit, gjithsesi dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda.

Lideri i Unionit Panrus, Aleksandr Shprygin, kishte paralajmëruar aksione të dhunshme nga ultras lokalë në prag të Kupës së Botës, por sipas tij masat janë marrë ashpra:

“Botërori është një projekt që e ka mbështetur personalisht presidenti Putin. Autoritetet na sigurojnë se gjithçka do të shkojë mirë e ndërsa  në të kaluarën autoritetet e mbyllnin njërin sy, sot çdo episod dhune ndëshkohet rëndë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme