Kievi nikoqir i finales së madhe të Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 11:56 | Nga

Fansat e dy ekipeve në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, Liverpool dhe Real Madrid, po mbledhen në Kiev të Ukrainës, ku do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur.

Për Kievin ky do të jetë një moment historik pas dominimit të konfliktit me separatistët pro-rusë dhe problemeve ekonimike. Por, po ashtu është një sfidë e madhe si lokacion për zhvillimin e ndeshjes, për shkak të vështirësive të akomodimit dhe fluturimeve.

Real Madrid po ndjek rritjen e rekordit me 13 titul europianë dhe suksesin e katërt në 5 sezona. Liverpooli ka arritur në finale për herë të parë në 11 vjet. Ekipi i Liverpoolit ka fituar kampionatin e fundit në vitin 2005.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme