Kina heq nga transmetimi Arsenal-Manchester City, shkak komentet e Ozil për trajtimin ndaj myslimanëve

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Televizioni shtetëror i Kinës CCTV e ka larguar nga programi i saj transmetues, ndeshjen e së dielës Arsenal-Manchester City .

Siç raportojnë mediat e huaja, kjo ndodhi pas komenteve të bëra nga mesfushori i Gunners Mesut Ozil.

Ozil postoi në mediat sociale në lidhje me trajtimin e myslimanëve Ujgurë në Kinë, njofton Klan Kosova.

Arsenali distancoi klubin nga pikëpamjet e gjermanit, duke thënë se ai ishte “gjithmonë apolitik si një organizatë”.

Global Times përshkroi komentet e Ozil si “false” dhe pretendoi se ai kishte “zhgënjyer” autoritetet e futbollit.

Për më tepër, Shoqata Kombëtare e Futbollit tha që komentet e Ozil ishin “të papranueshme” dhe se “kishin dëmtuar ndjenjat” e tifozëve kinezë.

Të ngjashme