Kishte stërvitur me Putinin, por mbrëmë Majlinda Kelmendi e rrëzoi për tokë xhudisten ruse

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja ruse Natalia Kuziutina – e cila është e famshme për luftën që zhvilloi me presidentin Vladimir Putin më herët këtë vit – ka marrë medalje të argjendtë pas humbjes nga xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi.

Kuziutina u bë personazh i kryetitujve në Rusi për ndeshjen e saj me Putinin në një ngjarje në Sochi. Ajo kishte mundur Putinin – në sportin e tij favorit.

Disa media Kuziutinën e quajtën edhe si “gruaja që rrëzoi Putinin”.

Dje Majlinda mundi rusen në finale në Lojërat Europiane në Minsk të Bjellorusisë duke ngritur flamurin e Kosovës mbi atë të Rusisë.

Më poshtë keni edhe videon e famshme të presidentit rus me praktikanten e tij, e cila e mundi:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme