Kjaer: “Ëndrra mu bë realitet”

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Kjaer ka thënë “ëndrra mu bë realitet” pasi debutoi me Milanin, klub sipas tij “me histori të madhe”.

Simon Kjaer startoi në fitoren 3-0 kundër SPAL në Kupën e Italisë ku danezi kontribuoi që Milani ta mbajë portën e paprekur për të tretën ndeshje me radhë në vitin 2020.

Ai tha se është tejet i lumtur për debutimin “në një atmosferë fantastike” në San Siro.

“Kam ëndërruar gjithmonë të luaj për Milanin”, tha ai të enjten në konferencë për media. “Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, Milan është klub i shkëlqyer”.

“Ju e ndjeni historinë e Milanit. Është kënaqësi të jem këtu, jam me të vërtetë i lumtur. Ëndrra mu bë realitet”, tha Kjaer.

Përveç Kjaer, në këtë afat kalimtar, Milani ka blerë edhe portierin, Asmir Begovic, pas largimit të Pepe Reina. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme