Kjo është arsyeja e vërtetë e largimit të Bonuccit nga Juventusi

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 11:41 | Nga

Gazeta italiane Tuttosport, zbulon arsyet që çuan në transferimin e mbrojtësit Italian, Leonardo Bonucci, nga Juventus te Milan për 42 milionë euro.

Arsyeja e parë që ia mbushi mendjen qendërmbrojtësit për t’u larguar ishin mosmarrëveshjet me trajnerin Massimiliano Allegri. Allegri dhe Bonucci ishin përleshur verbalisht në disa raste, madje edhe gjatë ndeshjeve.

Gazeta italiane shkruan se një tjetër arsye që e shtyri Bonuccin drejt Milanit ishte koha e gjatë e kaluar te Juventusi dhe nevoja që ndjente futbollisti për të nisur një sfidë të re. Përveç këtyre, edhe paraja thuhet të ketë luajtur rol vendimtar, pasi Bonucci do të marrë 8 milionë euro neto në vit nga Milani, kurse te Juve ai merrte më pak.

Ndërsa, arsyeja pse Bonucci zgjodhi Milanin më tepër kishte të bënte me dëshirën e tij për qëndrim në Itali, edhe pse kishte oferta edhe nga Barcelona, Chelsea, Manchester City e klube të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme