Kjo është arsyeja pse Muriqi nuk është ftuar për dy ndeshjet e radhës

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Bernard Challandes ka zbuluar listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit, që zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve, në të cilat mungon Vedat Muriqi.

Sulmuesi prizrenas ka pësuar një dëmtim para tri ditësh.

“Muriqi e ka pësuar një lëndim dhe për këtë arsye nuk është ftuar”, ka deklaruar menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala për Gazetën Olle.

Më 3 shtator, Kosova takohet me Moldavinë në Itali, ndërsa tri ditë më vonë pret Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për dallim nga herët e kaluara, këtë herë Challandes nuk ka ftuar ndonjë lojtarë të ri.

Kosova do të nisë grumbullimin në Itali.

Të ngjashme