Kjo është arsyeja që shtyu Buffon të largohet nga PSG

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Portieri italian, Gianluigi Buffon, ka shpjeguar arsyen që e shtyu atë të largohet nga skuadra e Paris Saint Germain.

Me fundin e sezonit, ishte edhe Buffon ai që i dha fund aventurës së tij me kampionët e Ligue 1.

Ai refuzoi vazhdimin e kontratës me francezët, duke shqyrtuar tash ofertat që po vijnë drejt tij, kryesisht në Serie A.

“PSG më kishte njoftuar qysh pesë muaj më parë se do të isha zgjedhja e dytë nga sezoni tjetër. Mendova mirë pasi kisha kohë dhe erdha në përfundim se ajo nuk ishte për mua” ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.

“Unë hoqa dorë nga shumë para dhe një vit vazhdim. Jam në kërkim të emocioneve, siç ka thënë edhe Francesco Guidolin (Verona)” ka shtuar tutje italiani.

Gianluigi Buffon është lidhur edhe me një rikthim të mundshëm tek Parma, ku nisi karrierën e tij profesionale.

Të ngjashme