Kjo është kundërshtarja e parë e Lorianës në Kampionatin Evropian

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të xhudistëve kosovarë në dy ditët paraprake, sot Loriana Kuka ka mundësinë që t’ia shtojë ekipit edhe një medalje tjetër nga Kampionati Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Loriana Kuka garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, kategori që zhvillohet dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Express.

Në raundin e parë, Loriana kaloi pa luftë, kurse në të dytin do të përballet me xhudisten ukrainase, Anastasiya Turchyn.

Turchyn në GrandSlamin e Antalyas që u mbajtë në fillim të këtij muaji fitoi vendin e shtatë, teksa në të njëjtin vend u pozicionua edhe në GrandSlamin e Hungarisë në tetor të vitit të kaluar. 

Të ngjashme