Kjo është oferta e fundit e Man United për Perisic

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 16:21 | Nga

Manchester United është duke insistuar për Perisicin dhe ka bërë gati 50 milionë funte për ta kompletuar transferimin.

Manchester United është i sigurt se do të kompletojnë transferimin e anësorit të Interit për 50 milionë funte javën e ardhshme, raporton The Independent, transmeton Gazeta Express.

Më herët “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 30 milionë funte për kroatin, por që është refuzuar menjëherë nga Interi, që nuk do të dëgjojë për ndonjë shifër nën 45 milionë funte.

Trajneri i ri i Zi Kaltërve, Luciano Spalletti, gjatë ditës së djeshme tha se do të ulet dhe të bisedojë me kroatin kur të kthehet nga pushimet, që raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin nga “Old Trafford”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme