Kjo është oferta interesante e Barcelonës për Haalandin

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Në Barcelonë prej javësh kanë përgatitur gjithçka në rast se Erling Haaland vesh fanellën e katalonasve. 

Sulmuesi norvegjez është shumë i kërkuar në merkaton e radhës dhe Barça ka një propozim shumë interesant sportiv dhe ekonomik për norvegjezin.

Sipas Deportes Cuatro, Barça do t’i ofrojë Haaland 190 milionë për të luajtur nën drejtimin e Xavi Hernández për pesë sezonet e ardhshme. 

Gjatë vitit të parë norvegjezi do të fitonte 20 milionë, i dyti 30 milionë, i treti 40 milionë ndërsa i katërti dhe i pesti do të ishin 50-55 milionë euro.

Gjithmonë sipas Deportes Cuatro, Raiola i ka thënë Laportas dhe babait të Haaland se lojtari duhet të luajë për Barçën. 

Të ngjashme