Kjo është paga e Shaqirit të Liverpooli

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Premierliga angleze mbetet bindshëm liga që paguan më së miri futbollistët.

Klube si Manchester United, Chelsea, Arsenal e Liverpool japin paga marramendëse edhe për lojtarët që shijojnë shumë pak ndeshje në stinor.

Rasti është edhe me futbollistin gjilanas të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri. ‘The Reds’ e paguajnë plot 80 mijë funte në javë anëtarin e Përfaqësueses së Zvicrës.

Kjo i bie afër 90 mijë euro në javë apo mbi 350 mijë euro në muaj, çka është një pagë jashtëzakonisht e lartë.

Këta numra kanë bërë që drejtuesit e Liverpoolit ta mendojnë largimin e Shaqirit gjatë afatit kalimtar të verës për të shkarkuar sadopak peshën e rëndë financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme