Kjo është pritja e Saviçeviqit për drejtuesit e FFK-së

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, presidenti i Federatës malazeze, Dejan Savicevic, sipas traditës ka shtruar darkë për krerët e FFK-së, presidentin Agim Ademi, nënkryetarët Bakir Burri e Predrag Jovic, anëtarin e KE-s, Mirsad Çollaku, sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zv/sekretarin Arianit Ahmeti.

Në një darkë tejet të ngrohë e miqësore krerët e të dyja federatave biseduan për zhvillimin e futbollit ndër vite në dy vendet fqinje dhe shkëmbyen përvojat e tyre në organizimin e garave vendore, por edhe të ndeshjeve ndërkombëtare.

Presidenti Ademi shprehu keqardhjen e tij që ndeshja e nesërme do të luhet pa tifozë, derisa theksoi rëndësinë që kjo ndeshje të kalojë në frymë korrekte e miqësore dhe në fund të fitojë skuadra që e meriton. Në fund të darkës u shkëmbyen dhurata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme