Kjo është renditja e top-golashënuesve në Superligën e Kosovës këtë edicion

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Kreshnik Uka, futbollisti i Drenicës prin në listën e golashënuesve në Superligën e Kosovës në futboll.

Uka pas javës së 28-të kampionale ka 18 gola në pozitën e parë, i ndjekur pas nga Gerhard Progni i Gjilani me 17.

Marko Simonovski i Dritës mbyll top treshen e listës me 15 gola.

Në vendin e katërt ndodhet mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi që ka tubuar 10 gola, aq sa ka edhe Ermal Krasniqi i Ballkanit.

Valmir Veliu ka 9 gola, kurse Firmino, Januzi, Maclei e Rivera kanë nga gjashtë gola në pozitat më poshtë.

Lista e golashënuesve:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme