Kjo është skuadra më e keqe e të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 09:02 | Nga

Dinamo Zagreb edhe zyrtarisht është ekipi i më i keq i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Zagrebasit pësuan humbje me rezultat 2-0 kundër Juventusit në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës elitare evropiane për klube.

Levski Sofia e kanë humbur këtë ‘privilegj’ të cilën e kishte mbajtur në dhjetë vjetët e fundit në saje të zero pikëve dhe një goli të shënuar, transmeton Telegrafi.

Dinamo ka përfunduar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuara kundrejt 15 të pranuar.

Ndryshe, ky po konsiderohet ekipi më i dobët në histori të Dinamos që prej pavarësimit të sportit kroat prej ish-Jugosllavisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme