Kjo ishte festa e çmendur e lojtarëve të Barçës në dhomën e zhveshjes

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e deklasoi mbrëmë Real Madridin në “El Clasico” duke fituar 4:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Gjiganti katalunas dominoi fund e krye ndaj madrilenëve, të cilët u treguan të pafuqishëm dhe të humbur pa lojtarin e tyre kryesor, Karim Benzema, shkruan “Gazeta Express”.

Pierre-Emerick Aubameyang i realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Ronald Araujo e Ferran Torres.

E festa e katalunasve ka vazhduar edhe pas lojë në dhomat e zhveshjes.

“Blaugrana” e kanë postuar një video në rrjetet sociale ku shihet festa e çmendur e lojtarëve në deshatore.

“Videoja më e mirë që do at shihni sot. Edhe ‘lele’ ose ‘lala’ kur vjen nga Barça është gjëja më e mirë që mund të jetë”, ka shkruar gjiganti katalunas.

Për më tepër, ju lëmë ta ndiqni festën e lojtarëve dhe të stafit të Barçës në dhomën e zhvedhjes. 

https://video.fprn3-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/276003964_509096733896646_438902932680996990_n.mp4?_nc_cat=1&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjU1NCwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_eui2=AeHId1o_8BZ3kRRTvdbBmBBY6t10Kt8RC3nq3XQq3xELeQ-FBWvfsiuPG5MSRdPicF4&_nc_ohc=YcFZSqDDDRMAX_uBPdh&rl=554&vabr=308&_nc_ht=video.fprn3-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT8HU1HZ3Mpb7YrKEPC1qAzPqpzhM0wN7LO4u7mZtB0ueg&oe=62384CC6

Të ngjashme