Kjo ishte festa e maqedonasve pas fitores ndaj Kosovës

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e shënoi mbrëmë një fitore të madhe ndaj Kosovës duke u kualifikuar në finale të “play-offit” të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Express.

Maqedonasit fituan me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Tose Proeski Arena” të Shkupit.

Dhe, festa e maqedonasve ka vazhduar edhe jashtë stadiumit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen tifozët maqedonas duke festuar në rrugët e Shkupit deri në orët e vona mbrëmë.

Enis Bardhi me shokë do të luajnë në finale të “play-offit” me Gjeorgjinë në muajin nëntor në kërkim të kualifikimit historik në Kampionat Evropian.

Më poshtë mund ta shihni festën e maqedonasve mbrëmë.

https://www.facebook.com/watch/1985ckembari/

Të ngjashme