Kjo ndeshje e Superligës së Kosovës do të luhet pa praninë e tifozëve

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Dritës përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se ndeshja ndërmjet Ulpianës që do të luhet të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Selami Osmani – Bezi’ do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Në një postim të fundit në faqen zyrtare të klubit është komunikuar se për shkak të kushteve në stadium dhe me vendim të Policisë së Kosovës dueli mes Dritës dhe Ulpianës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Kjo është edhe ndeshja e fundit në këtë kampionat për Dritën e cila gjendet në pozitën e tretë momentalisht me 61 pikë, ndërsa mysafirët në pozitën e 11’të me 27 pikë tashmë edhe matematikisht kanë rënë nga elita e futbollit kosovar. 

Postimi i plotë:

Ndeshja e fundit kampionale

FC DRITA – KF Ulpiana

E diele, ora 15:00

Ndeshja e 36-të zhvillohet në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” pa praninë e tifozëve.

Për shkak të kushteve në stadium dhe me vendim të Policisë së Kosovës kjo ndeshje do të zhvillojet pa praninë e tifozëve.

Të ngjashme