“Kjo nuk ishte luftë”, Joshua flet për meçin

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 10:04 | Nga

Kampioni dhe bartësi i titullit të botës të unifikuar në kategorinë e rëndë në boksin profesionist Anthony Joshua, duke folur për meçin e tij me Joseph Parkerin pohoi disa gjëra që për kundërshtarin, opinionin dhe kundërshtarët e tij të ardhshëm mund të jenë shumë interesante.

Joshua shkoi në 12 runde luftë për herë të parë në karrierë dhe duke folur për duelin më të rëndë në karrierën e tij pohoi:
“Ky ka qenë një meç boksi, jo një rrahje, jo një dajak, por një meç i vërtetë me finesë. Mund të shkojmë me 12 runde, mund të kryhet në 10 runde, mund të kryhet në 2 runde, për mua s’ka lidhje, thjesht dua të tregoj që ka qenë meç boksi dhe jo luftë. Tash mendoj që me meritë jam kampion dhe bartësi i titullit të unifikuar të botës në kategorinë e rëndë”, pohoi britaniku pas meçit, raporton Insporti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme