Kjo që ndodhi në El Clasico është e ndaluar në Kosovë

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 10:33 | Nga

El Clasico në Camp Nou pati tension të madh në tribuna.

Në sporte të ndryshme në Kosovë, ndeshje të caktuara zhvillohen me vetëm njërën palë të tifozëve për shkak se tjera mund ta ketë të ndaluar të udhëtojë për shkak të raportit të tensionuar me mbështetësit rivalë.

Por, Real Madrid e Barcelona përkundër rivalitetit historik zhvillojnë “El Clasicon” në prani të tifozëve të tyre, pavarësisht nëse takimi është në Madrid apo Barcelonë.

Megjithatë, dueli i fundit në Camp Nou të shtunën solli tension të madh në tribuna, shkruan “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Në tribunat e stadiumit të Barcelonës pati shumë tifozë të Real Madridit dhe skuadra nikoqire është ankuar në shfaqjen e tyre në tribunat qendrore, jashtë grupit të caktuar për tifozët e ekipit kundërshtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme