Kjo do të jetë skuadra e Lewandowskit për sezonin e ri

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 09:43 | Nga

E ardhmja e Robert Lewandowskit është vendosur.

Sulmuesi polak do të qëndrojë te Bayern Munich për sa paku edhe një sezon.

29 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid, ku i kishte kërkuar ‘Bavarezëve’ t’i hapin rrugë këtij transferimi.

Por është trajneri Niko Kovaç që ka bindur sulmuesin të qëndrojë te Bayern Munich.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kovaç në një interviste për gazetën gjermane ‘Bild’.

“Pas një bisede personale që kam pasur me atë, Lewandowski ka pranuar se do të qëndrojë te Bayern Munich”, ka bërë të ditur Kovaç, që këtë verë ka marrë drejtimin e skuadrës gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme