Klauzola e Lionel Messit, te Manchester City besojnë në transferimin e tij

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Te Manchester City besojnë se klubi i tyre do të jetë zgjedhja e parë nëse Lionel Messi largohet nga Barcelona.

Në klubin e Barcelonës është një situatë aspak e mirë, pasi që ylli i ekipit është i ka komentuar deklarata e drejtorit sportiv Eric Abidal, që i kishte fajësuar lojtarët për shkarkimin e Ernesto Valverdes.

Tani është vënë në pikëpyetje qëndrimi në klub i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, pasi ai ka një klauzolë lirimi, siç e kishin edhe Andres Iniesta dhe Carles Puyol.

Ylli i Barcelonës mund të largohet si lojtar i lirë në çdo afat kalimtar veror dhe klubi anglez, Man City po shpreson në transferimin e tij, shkruan Manchester Evening News.

City ka qenë i lidhur për vite me radhë me transferimin e argjentinasit.

Pep Guardiola është trajner aty, ndërsa Messi me të e kishte arritur kulmin e karrierës. Po ashtu te City janë edhe Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain që ishin te Barcelona.

Po ashtu në sulm luan shoku i tij më i mirë, Sergio Aguero. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme