Klauzola për lirim e Lautaros skadon sot

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Klauzola për lirim që figuron në kontratën e sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez me Interin skadon sot. Vlera e klauzolës për lirim është 111 milionë euro.

Sulmuesi 22-vjeçar është duke u kërkuar nga Barcelona, mirëpo klubi kampion i Spanjës ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare. “Calciomercato.com” raporton se klauzola për lirim do të skadojë sot dhe se argjentinasi pritet të qëndrojë te Interi.

Lautaro ka realizuar 12 gola në 27 ndeshje në Serie A dhe 17 në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme