Klitschko reziston 11 raunde, Joshua kampion i ri i botës

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 23:53 | Nga

Anthony Joshua është kampion i botës në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF dhe IBO.

I riu Anthony Joshua e ka mposhtur Wladimir Klitschkon për t’u shpallur kampion i ri i në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO.

Britaniku e mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko me nokaut në një ndeshje spektakolare në Londër.

Në raundin e pestë dhe të gjashtë boksierët sollën spektakël. Joshua këtë ring e nisi furishëm, duke e rrëzuar Klitschkon, i cili më pas u këndell dhe grushtoi me mjaft sukses Anthony Joshuan.

Kurse në raundin e gjashtë Wladimir Klitschko ishte ai që arriti ta rrëzojë britanikun, që u ngrit më pas për ta vazhduar luftën.

Kurse në raundin e 11-të Joshua arriti ta rrëzojë dy herë Klitschkon, duke u shpallur kështu më i miri në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme