Klodian Duro: Këtë fitore dua t’ua dedikoj futbollistëve të mi që japin gjithçka për fanellën

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli mori fitore bindëse në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Arbërinë me rezultat 3-0.

Nikli ishte superior ndaj skuadrës vendase, pasi u shënoi dy gola vetëm në pjesë të parë.

Trajneri i Feronikelit, Koldian Duro u shpreh mjaftë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, duke thënë se ishin të bashkuar dhe bënë lojë të mrekullueshme.

“Unë mendoj se nga një humbje mund të fitosh, ne jemi një ekip i bashkuar dhe secili bën detyrat e veta”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Mendoj që këtë fitore dua t’ua dedikoj futbollistëve të mi që japin gjithçka për fanellën”, përfundoi Duro.

Pas javës së 22-të, Feronikeli gjendet në vendin e gjashtë me 27 pikë, derisa Arbëria është në të tetin me 25 sosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme