Klopp bëhet sikur e injoron Guardiolan në takimin e trajnerëve në UEFA

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka treguar edhe njëherë se përse është në njeri i thjeshtë dhe një trajner shumë fantastik.

Liverpooli e mposhti 2-1 Manchester Cityn në fundjavën e kaluar, derisa gjermani ishte i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij ndaj kampionit aktual të Ligës Premier.

Golat e Fabinhos, Mohamed Salahut dhe Sadion Manes e thelluan në nëntë pikë diferencën me Citizens që shënuan golin e vetëm me anë të Bernardo Silvas.

Por, në këtë fillim javë ka ndodhur edhe një moment i rrallë në futboll, derisa Klopp dhe Guardiola janë takuar në sërish në UEFA.

Dyshja kishin shkuar në takimin e trajnerëve që organizohet nga shtëpia e futbollit evropian, gjersa gjermani kishte thënë: “Pep Guardiola po vjen”.

Klopp ishte largua i buzëqeshur, ndërsa edhe spanjolli shihej në disponim edhe pse skuadra e tij ka pësuar humbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme