Klopp dëshiron të takohet personalisht me Wernerin

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Trajneri gjerman insiston se mund ta bindë bashkëkombësin e tij të transferohet në Liverpool gjatë verës që vjen

Jurgen Klopp dëshiron të takohet personalisht me sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti gjerman është bërë objektiv i Liverpoolit, i cili e do atë në “Anfield Road” me çdo kusht.

Për këtë, trajneri gjerman është i interesuar ta takojë bashkëkombësin e tij, duke u shprehur i sigurt se mund ta bindë atë që t’i bashkohet kampionit aktual evropian dhe botëror.

24 vjeçari po shkëlqen këtë sezon në fanellën e Leipzigut.

Tabloidi “Bild” shkruan se klubi gjerman i kërkon së paku 100 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Të ngjashme