Klopp dhe Liverpool në bisedime për vazhdimin e kontratës

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 12:55 | Nga

Jurgen Klopp është n bisedime për mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij në Anfield, ka bërë të ditur “Bbc Sport”.

Klopp, 49-vjeç, mori drejtimin e “Reds” në tetor, duke nënshkruar kontratë deri më 2018, me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër.

Por, kryesia e klubit është duke konsideruar mundësinë e vazhdimit të kontratës për t’i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

Klopp dërgoi Liverpoolin në finalen e League Cup dhe Europa League në edicionin e kaluar. Kontrata e re parasheh që Klopp të përfitojë rritje të rrogës.

Ai është në mesin e përfituesve më të mëdhenj për shkak të statusit dhe arritjeve të kaluara ku udhëhoqi Borussia Dortmundin drejt dy titujve në Bundesligë dhe finales në Ligën e Kampionëve, para kalimit në Liverpool.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme