Klopp: Everton më i rrezikshëm nën Ancelottin

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij para ndeshjes kundër Everton.

Liverpool dhe Everton do të vihen përballë, në kuadër të FA Cup, në një që pritet të jetë super ndeshje.

Everton tashmë udhëhiqet nga trajneri italian Carlo Ancelotti, dhe Klopp e di se ky është një problem shtesë për skuadrën e tij.

“Kthimi i Ancelotti në Angli është mirë për kompeticionin, dhe akoma më mirë për Everton” kanë qenë fjalët e Klopp, transmeton lajmi.net.

“Impakti i tij tek Everton veçse po shihet – kemi vërejtur këtë në analizat tona.”

“Everton janë gjithmonë kundërshtarë të vështirë për ne, për shkak të emocionit që përcjell ndeshja. Nën Carlo, me eksperiencën e tij, mendoj se ata janë edhe më të rrezikshëm” ka shtuar trajneri gjerman.

Liverpool dhe Everton do të përballen sot, me fillim nga ora 17:00.

Të ngjashme