Klopp flet për finalen e Champions League

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 09:25 | Nga

Klopp është i lumtur që më në fund është koha për të folur për finalen e Champions League.

Liverpooli ka siguruar Championin për edicionin e ardhshëm dhe pas përfundimit të sezonit në Premierligë, i gjithë fokusi është në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Jurgen Klopp do të përballet me atë të Zinedine Zidane, Real Madridin, në Kiev me 26 maj.

Liverpooli kërkon trofeun e gjashtë për të pushtuar i vetëm pozitën e tretë, që tani e ndan me Barcelonën e Bayern Munichun, kurse Reali kërkon të shkruajë histori dhe të fitojë trofeun e 13.

“Kemi dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen tonë më të madhe deri më tani, kjo tashmë është e sigurt”, tha Klopp. “Është ndeshje e madhe, mezi po e presim”.

“Deri më tani ishte, ‘le të mos flasim, kemi këtë ndeshje, atë ndeshje’, por tani jemi në Champions dhe është koha të flasim për Champions. Do të jemi gati për këtë ndeshje që do të jetë fantastike”.

“Do të jetë finale emocionuese”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme