Klopp gëzon tifozët e Liverpoolit

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 09:33 | Nga

Jurgen Klopp, menaxheri i Liverpoolit, ka bërë të ditur se Reds do të jenë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës

Liverpool ka dështuar edhe këtë sezon që të jetë në krye të Premierligës, pavarësisht shpenzimeve.

Por, Reds do të shpenzojnë edhe gjatë verës që ta bëjnë një super ekip për sezonin e ri.

“Ne  ende duhet të bëjmë transferime natyrisht”, ka thënë shefi i Liverpoolit. “ Nëse ne luamë mirë askush nuk kërkon lojtar të rinj, por nëse jo, të gjithë i kërkojnë”, ka theksuar ai.

“Kjo është situata, që ne jemi për dhe ne jemi duke punuar për këtë momentalisht. Ne do të harxhojmë para në verë”, ka përfunduar strategu gjerman. /Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme