Klopp i mahnitur me fitoren e Liverpoolit kundër Stuttgart

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka përshkruar si absolutisht madhështore fitoren e skuadrës së vetë 3:0 kundër klubit nga Bundesliga, Stuttgart.

Roberto Firmino, Naby Keita dhe Rhian Brewster shënuan golat e triumfit për të kuqtë në ndeshjen e parë parasezonale të skuadrës së Kloppit.

Firmino e hapi serinë e golave për Liverpoolin, para se të asistonte për golin e Keitas, ndërsa Brewster e vulosi fitoren me golin e tij nga afërsia në minutën e 68-të.

Kloppit i pëlqeu ajo që e pa në një ndeshje parasezonale e zhvilluar në një mot me shi.

“Mënyra sesi i shënuam gola ishte e jashtëzakonshme, do të thosha unë”, tha Klopp.

“Unë thashë se djemtë duhej të punonin sot dhe ata e bënë pikërisht këtë, prandaj më pëlqeu paraqitja”, shtoi ai.

“Jam shumë, shumë i lumtur. Ishe vështirë për ne sot për shkak të motit. Uau, binte shi i çmendur. Fusha u mbush me ujë”, nënvizoi ai.

Të ngjashme