Klopp jep lajmin e madh për Arnoldin dhe Keitan

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita kanë lënë prapa shqetësimet.

Lajmin e ka dhënë trajneri, Jurgen Klopp.

Ai ka bërë të ditur se lojtarët mund të ftohen nga ndeshja me Wolves, që zhvillohet këtë vikend.

“Ata do të stërviten sot dhe më pas do të shohim”, tha Klopp në konferencë pak çaste më parë.

“Ka shanse që Naby dhe Trent mund të jenë në skuadër, mund ta them këtë”.

“Nëse mund të luajnë, nuk e di. Nëse janë në skuadër atëherë po mund të luajnë, por nëse mund të startojnë apo të luajnë 90 minuta, nuk e di. Mendoj se ka shanse që ata të udhëtojnë me skuadrën”.

“Përveç Naby dhe Trent, askush tjetër s’do të kthehet”.

Alisson, Joe Gomez, Virgil van Dijk, James Milner dhe Thiago Alcantara vazhdojnë të mungojnë shkaku i shqetësimeve të ndryshme, derisa Alex Oxlade-Chamberlain tashmë dihet se do të mungojë sërish gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme