Klopp kërkon falje, reagon menjëherë Guardiola

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 08:45 | Nga

Pep Guardiola ka falënderuar Jurgen Kloppin, pasi ky i fundit kërkoi falje për incidentin që ndodhi para ndeshjes në “Anfield” ku disa tifozë gjuajtën me fishekzjarrë dhe gjëra tjera autobusin e Manchester City për t’ia thyer edhe xhamat.

“U munduam në të gjitha mënyrat që të evitojmë një situatë si ajo. Nuk e dinim saktësisht se kurrë do të arrijë autobusi i tyre dhe dua të kërkoj falje për atë që ndodhi”, tha pas ndeshjes Klopp.

Guardiola u përgjigj menjëherë: “Dua ta falënderoj Kloppin për fjalët, që kërkoi falje, nuk e prisnim atë që ndodhi”.

“Në konferencë (para ndeshjes) më pyetën dhe mendoja se policia do të zgjidhte gjithçka. E di se nuk është Liverpooli atë që bëri, por disa persona që nuk di si ti quaj. Historia e këtij klubi është më e madhe se 10 persona që e bën këtë, shpresoj të mos përsëritet më”, theksoi mes tjerash Guardiola.

Liverpooli e fitoi ndeshjen e parë në “Anfield” me rezultat 3-0 dhe shkon shumë favorit në “Etihad” për të prerë biletën për gjysmëfinale të Champions League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme