Klopp konfirmon: Van Dijk është gati për fillimin e kampionatit

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka njoftuar për më të rejat e skuadrës në prag të fillimit të kampionatit anglez.

Klopp beson se Van Dijk dhe Joe Gomez do të jenë në dispozicion për t’u paraqitur në ndeshjen hapëse që Liverpool e luan ndaj Norwich City.

Dy qendërmbrojtësit bën rikthimet e tyre pas mbi 200 ditëve në këtë parasezon, duke luajtur nga 20 minuta në ndeshjen ndaj Herthas.

Klopp mendon se të dy do të jenë në garë për të përbërë 11-shen startuese në Carrow Road, edhe pse Klopp theksoi se ende nuk janë marrë vendime përfundimtare për përfshirjen e tyre.

“Unë mendoj kështu, duket se ata janë në dispozicion për të startuar. Por nuk kemi asgjë për nxitim”, theksoi Klopp për Liverpoolfc.com.

“Ne duhet të marrim një vendim se kush do të startoj, kush do të hyjë si zëvendësues e gjëra të tilla, dhe nëse mendoj se ata janë gati për 90 minuta, atëherë ata janë gati për të startuar.

“Nëse mendoj se duhet t’i heqim më herët, nuk ka kuptim sepse qendërmbrojtësi nuk është në të vërtetë një pozicion ku dëshironi të ndryshoni gjatë një loje dhe do të shohim. Por të dy duken vërtet mirë. Po vjen një sezon intensiv. Do të shohim se si do ta vendosim atë”, përfundoi Klopp.

Të ngjashme