Klopp lëvdon Lovrenin për paraqitjet fantastike në Botëror

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 16:33 | Nga

Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren, meriton shumë komplimente për paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror, thotë menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Komentet e Klopp vijnë vetëm një ditë pasi Lovren tha se ai është një prej mbrojtësve më të mirë në botë.

“Njerëzit si ai shpesh gjykojnë të tjerë njerëz para kohe. Që prej se erdha unë, ndoshta Dejan ka bërë tri-katër gabime, dhe dy prej tyre ishin ndaj Tottenhamit, kështu që nuk janë 15 apo 20 gabime”.

“Gjatë 90 për qind të kohës ai ka luajtur shumë mirë, 95 për qind shumë në rregull dhe pesë për qind nuk ishte në formën më të mirë. Por, këto proleme i gjeni te të gjith lojtarët në botë”.

“Ai ka luajtur një Kamionat të shkëlqyer deri tash. Jam i lumtur për të”.

“Vendi është i vogël, por të gjithë lojtarët janë të mëdhenj. Është vërtet e shkëlqyer ajo që Kroacia ka bërë”, deklaroi Klopp.

 

Të ngjashme