Klopp: Liverpooli nuk do të ndalet edhe pasi ta sigurojë titullin

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli nuk do të ngadalësohet në nëntë ndeshjet e mbetura të Premier Leagues së Anglisë edhe pasi ta sigurojë titullin e parë pas 30 vjetëve, ka thënë trajneri Juergen Klopp për BBC.

Liverpooli ka një epërsi prej 25 pikëve ndaj Manchester Cityt që zë vendin e dytë në Premier League. Liverpooli mund ta sigurojë titullin me fitore ndaj Evertonit, në rast se City humb kundër Arsenalit kur liga të rifillojë më 17 qershor.

“Është mirë të mendojmë për këtë, por ende nuk jemi kampion dhe nuk e dimë këtë. E dimë se jemi afër, por ende nuk jemi aty. Kanë mbetur edhe 27 pikë në lojë dhe do të mundohemi të fitojmë të gjitha ato. Nuk duam të ndalojmë së luajturi pas dy ndeshjeve”, ka thënë Klopp.

Liga është pezulluar më 13 mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Më ka munguar shumë futbolli. E di se nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë, por është pasioni im”, ka shtuar Klopp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme