Klopp: Liverpooli s’mund ta detyrojë askënd të qëndrojë

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp thotë se nuk mund ta kuptojë se pse ndonjë lojtar do të dëshironte të largohej nga Liverpoolit, megjithatë ka theksuar se nuk mund ta detyrojë askënd që të qëndrojë.

Mohamed Salah është në qendër të spekulimeve për largim nga Anfield Road, me Barçën, Real Madrid dhe PSG-në që të gjitha të lidhura me transferimin e tij.

“Të gjithë do ë mund të kërkonim diçka tjetër nëse duam, por për mua e vetmja arsye për t’u larguar nga Liverpooli momentalisht është moti”, ka thënë Klopp. “Nuk mund të detyrosh njerëzit që të qëndrojnë. Asnjëherë s’e kemi bërë. Gjithçka ka të bëjë për kohën, momentin e duhur. Ne bëjmë ndryshime dhe sjellim lojtarë të rinj dhe një nëse një lojtar dëshiron të largohet nuk mund t’i bllokojmë rrugën. Porse, thjesht nuk po e kuptoj se pse do të donin të largoheshin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme