Klopp mbeti i dëshpëruar me drejtuesit e Liverpoolit pas dështimit për transferimin e Koulibalyt

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka mbetur i zemëruar me drejtuesit e klubit të tij, Liverpoolit, pasi ata nuk arritën ta kompletojnë transferimin e Kalidou Koulibalyt nga Napoli gjatë janarit.

Reds ishin në ‘gjah’ për transferimin e një qendërmbrojtësi të ri, ndërsa përfunduan me transferimet e Ozan Kabak dhe Ben Davies.

Mbrojtësi i Napolit, Koulibaly, ishte objektivi kryesor i Kloppit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi gjermani po vuante shkaku i mungesave të mëdha në mbrojtje.

Ky dështim i transferimit thuhet se ka dëshpëruar trajnerin e klubit nga Anfield.

Sipas mediumit The Sun, menaxheri i Liverpoolit, Klopp, u largua i zemëruar nga paaftësia e klubit të tij për të mbyllur një marrëveshje për Koulibaly.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme